UDHA
Overview
Më 5 dhjetor, në sallën CM13 të Universitetit Federal Politeknik të Lozanës, do të shfaqet dokumentari “Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë”, në praninë e autorëve dhe protagonistëve të tij, Lorik Cana dhe Arbër Agalliu. Të ftuarit do të prezantojnë dokumentarin, do të ndajnë përvojën e tyre gjatë xhirimeve dhe do të marrin pjesë në një diskutim me publikun pas shfaqjes.
Dokumentari “Udha” trajton historinë dhe kulturën e komuniteteve arbëreshe në Itali, pasardhës të shqiptarëve që u vendosën atje mbi pesë shekuj më parë. Filmi ndjek udhëtimin e Lorik Canës dhe Arbër Agalliut nëpër fshatra arbëreshe të Siçilisë dhe Kalabrisë, ku ata eksplorojnë gjuhën arbëreshe, traditat, besimet dhe mënyrën e jetesës së këtyre komuniteteve.
Ky është një aktivitet i rrallë kulturor që ofron mundësinë për të njohur më afër një trashëgimi të çmuar historike dhe identitare.Organizimi eshtë berë në bashkëpunim me Albinfo, Lorik Cana 5 Foundation, Swiss Albania Events, SMZH dhe AEAUL (Association des Etudiants Albanais des Universités de Lausanne).
Hyrja është falas, por vendet janë të kufizuara. Prandaj rekomandojmë rezervimin dhe mbërritjen në kohë.
Good to know
Highlights
- 2 hours 15 minutes
- In person
Location
EPFL
Salle CM13
1015 Lausanne Switzerland
How do you want to get there?
Organized by
AEAUL
Followers
--
Events
--
Hosting
--