Skip Main Navigation
Page Content

Educational Business Links Albania

EBLA u themelua në vitin 1998 në partneritet me kolegjin “Bournemouth Business School International” në Britaninë e Madhe. EBLA u krijua në kohën kur tregu shqiptar i edukimit shfaqi nevoja specifike të njohurive në fusha të ndryshme edukative.

Jemi e para kompani konsulence në këshillimin e studentëve rreth zgjedhjeve të tyre akademike jashtë vendit dhe e para qendër e kurseve të gjuhëve të huaja në Shqipëri, me një eksperiencë 20 vjecare.

Ekipi ynë i konsulencës dhe pedagogëve të gjuhëve të huaja, është aktiv në konferencat ndërkombëtare, panairet e edukimit, trajnimeve të ndryshme në organizimin efektiv të programeve të studimit dhe udhëtimit jashtë vendit. Aftësia jonë për të realizuar atë për të cilën ofrojmë, varet pikësëpari nga njerëzit që ne punësojmë dhe qasja që kemi ndaj njëri tjetrit.

Marrëdhënie e partneritetit me institucionet dhe kompanitë e trajnimit më të mira në botë na mundësojnë që t’iu ofrojmë studentëve dhe prindërve informacionet më aktuale dhe më të sakta rreth institucioneve dhe vendeve të përzgjedhura.

Sot ndjehemi të privilegjuar të kemi lidhje me më shumë se 200 institucione edukimi partnere jashtë vendit dhe jemi pjesë e mijëra studentëve shqiptarë në rrugëtimin e karrierës së tyre akademike.

Save This Event

Event Saved