Skip Main Navigation
Page Content

E.B.L.A

Educational Business Links Albania ("E.B.L.A) u themelua në vitin 1998 në partneritet me kolegjin “Bournemouth Business School International” në Britaninë e Madhe. EBLA u krijua në kohën kur tregu shqiptar i edukimit shfaqi nevoja specifike të njohurive në fusha të ndryshme edukative. 

 

Jemi e #1 kompani konsulence në këshillimin e studentëve rreth zgjedhjeve të tyre akademike jashtë vendit dhe e para qendër e kurseve të gjuhëve të huaja në Shqipëri, me një eksperiencë 20 vjecare.

 

Rrjeti ynë me rreth 200 partnerë, u mundëson studentëve shqiptarë të zgjedhin mundësinë të studiojnë në vende si Britania e Madhe, SH.B.A., Kanada, Holandë, Austri, Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera në Europë. Që prej vitit 1998, EBLA luan një rol shumë të rëndësishëm në edukimin e shqiptarëve në mbarë botën.

 

Po në vitin 1998, EBLA ka hapur edhe qendrën e kurseve të gjuhëve të huaja, e njohur si një nga qendrat më të mira dhe me rezultatet më të larta në provimet e IELTS, TOEFL dhe TestDAf. Pas konsolidimit vijuam me hartimin e trajnimeve të standardizuara ose specifike në fusha të ndryshme akademike, që u ofrohen studentëve, individëve dhe kompanive të mesme e të mëdha në Shqipëri.

 

Sot ndjehemi të privilegjuar të jemi pjese e 30,000 studenteve qe ka studiuar prane qendres sone dhe te jemi pjese e  shume se 2,000 studenteve shqiptarë në rrugëtimin e karrierës së tyre akademike.

Save This Event

Event Saved