Free

Event Information

Share this event

Date and Time

Location

Location

Termokiss

10000 Prishtinë

Kosovo

View Map

Event description

Description

10:00am

Agon Cecelia

Sistemi Operativ Linux për fillestarë

Linux (edhe GNU/Linux) është një sistem operativ i lirë për përdorim për kompjuter, i cili është shumë i ngjashëm me UNIX. Për herë të parë u vu në përdorim në vitin 1991, kur autori i Linux-Kernel Linus Torvalds e publikoi versionin e parë.

Ky sistem është i përbërë nga pjesë të ndryshme, të cilat sot zhvillohen nga programues të ndryshëm në mbarë botën.


11:00am

Rina Zhubi

Wikidata edit-a-thon

Edit-a-thon është ngjarje e cila synon pasurimin e Wikidatas me përmbajtje të plotë informacionesh dhe fakte për të gjitha lëndët e dijes. Qëllimi i Wikidatas (një projekt motër e Wikipedias) është që të fuqizojë dhe angazhojë njerëz në mbarë botën për të mbledhur dhe zhvilluar përmbajtje arsimore nën një licencë të lirë të disponueshme për të gjithë në gjuhën e tyre.

Wikidata Edit-a-thon në SFK synon të pasurojë Wikidatan në gjuhën shqipe me fakte mbi kulturën e lirë, njohurinë e hapur dhe teknologjinë. Përveç rritjes së përmbajtjes arsimore në internet, ky edit-a-thon do të fuqizojë pjesëmarrësit duke zhvilluar aftësitë e tyre në kërkimet, mendimet kritike dhe aftësitë teknike, si dhe t'u tregojë sa e lehtë është të kontribuojnë në njohurinë e hapur. "

12:00pm

Yll Ferizi

Kontributi në OpenStreetMap

Mëso editimin e hartës së lirë OpenStreetMap. Ky trajnim është i përtatshëm për ata që dëshirojnë të mësojnë sistemet informative gjeografike ose kujtdo që dëshiron të përmirësoj hartën e lirë më informacion përrreth tyre. Ylli poashtu do të demonstroj instalimin e editorit JOSM për editim më të avancuar.


13:00pm

DIan FIshekqi

Html & CSS

Mëso editimin e HTML dhe CSS. Ky trajnim është ideal për ata që dëshirojnë të mësojnë gjëra bazike rreth krijimit të faqës së tyre të parë në ueb.



Share with friends

Date and Time

Location

Termokiss

10000 Prishtinë

Kosovo

View Map

Save This Event

Event Saved