Skip Main Navigation
Page Content
This event has ended

Save This Event

Event Saved

Hackathon 2012 - Open Data Albania

Albanian Institute of Science - AIS

Saturday, December 15, 2012 at 9:00 AM (CET)

Hackathon 2012 - Open Data Albania

Ticket Information

Type End Quantity
Pjesemarres Ended Free  

Share Hackathon 2012 - Open Data Albania

Event Details

 

Hackathon Albania 2012 – ftesë për pjesëmarrje 15 Dhjetor

 

Në vijimësi të suksesit të Hackathon 2011 Instituti Shqiptar i Shkencave njofton Maratonën e Kreativitetit dhe Inteligjencës Hackathon Albania 2012. Të ftuar për pjesëmarrje aktivist, student, novator, të rinj të talentuar, qytetar kreativ. Hackathon Day do të mbahet më 15 dhjetor 2012.

 

Çfarë është një Hackathon

 

Termi botëror është "Hackathon", një bashkim i termave Hack + Marathon.
Një Hackathon është një grumbullim aktivistësh dhe invoatorësh me qëllim promovimin e ideve konkrete nëpërmjet aplikacioneve dhe analizave. Hackathon është maratona ku pjesëmarrësit punojnë për te shkruar aplikime, për te liruar te dhëna, krijuar visualizime dhe botuar analiza. Hackers në kuptimin pozitiv të fjalës është një individ me potencial inteligjence dhe kreativiteti. Ai sjell idenë dhe punën e tij me qëllim për ta bërë më të mirë një sistem/shoqëri të caktuar duke e plotësuar, testuar, korrigjuar, përmirësuar  apo zgjeruar atë.

 

Hackathon Albania

 

Për herë të parë në Shqipëri, Hackathon u organizua më 20 dhjetor 2011. Organizator i Hackathon Albania është Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) në kuadër të Projektit Open Data Albania. Në Hackathonin e parë morën pjesë dhjetëra aktivist, profesionist, student, përfaqësues nga organizata jofitimprurëse shqiptare. Konkurruar 21 hackera nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. U prezantuan 12 aplikime dhe u shpallen tre fitues[1].

 

Kjo Maratonë veç kënaqësisë së promovimit jep mundësi edhe për të fituar tre çmime konkrete.

 

Çmimi “Open Data Albania” i jepet grupit ose individit me idenë më të spikatur në analizë dhe vizualizim të dhënash. Veç vlerës prej 350 USD dhe promovimit nga organizatorë të eventit fituesi është kandidat për të fituar një praktikë pune disa mujore pranë ekipit të Open Data Albania. Çmimi do të vlerësojë ekipin më të spikatur që sjell të dhëna interesante dhe me ndikim konkret për zhvillimin e një sektori apo zone të caktuar. Gjithashtu ky çmim do të vlerësojë kontributin e të dhënave në analizë dhe vizualizim në procese për transparencë dhe mirëqeverisje.

 

Çmimi “World of Difference Award” ofruar nga Fondacioni Vodafone Albania, me vlerën 350 USD. Fituesi do të përzgjidhet mes aplikantëve në Hackathon 2012 me cilësinë e iniciativës më cilësore që vendos në themel përdorimin e teknologjisë së komunikimit për të gjeneruar dhe/ose shumëfishuar impakte sociale ndaj komuniteteve në nevojë. Fusha dhe strategjia e aplikimit si dhe komuniteti përfitues përzgjidhen nga vetë aplikanti sipas gjetjeve te saj/tij. Të nominuarit për këtë Çmim kanë premisa të mira për pjesëmarrje dhe përzgjedhje në programin World of Difference 2013 te krijuar dhe njoftuar nga Fondacioni Vodafone Albania.

 

Çmimi “Inovacion”. Ky çmim ka vlerën 250 USD, të cilat dorëzohen në formë cek bankar menjëherë me shpalljen e fituesit. Jepet për idenë dhe aplikacionin më të mirë. Grupi fitues duhet të sjellë një ide inovative dhe një aplikacion me gjetje interesante për realitetin shqiptar. Veç çmimit në vlerë materiale ideja e fituesit do të promovohet gjerësisht nga organizatorët e eventit. Vlerësimi do të bëhet me pikë nga votimi i pjesëmarrësve dhe votimi i anëtarëve të jurisë së Hackathon 2012.

 

Çmimi me real i pjesëmarrjes në Hackathon 2012 është kënaqësia e një maratonë inteligjence dhe kreativiteti. Promovimi i talentit dhe aftësisë. Konkretizimi i dëshirës për të punuar në grup e për ta bërë të dukshme punën e secilit. Hackathon është një festë idesh ku secili mund gjejë miq, bashkëpunëtor dhe partner për të punuar në muajt në vijim.

 

Kush mund të marrë pjesë në konkurrim?

 

-          qytetar

-          student

-          innovator

-          zhvillues software

-          dizenjues

-          aktivist

-          ekonomist

-          gazetar

-          ekspert të fushave të ndryshme

-       kushdo që ndjehet i talentuar dhe kreativ dhe ka një ide për aplikacion, analizë apo vizualizim

 

Konkurrim në grup apo si individ?

 

Të dyja kategoritë janë të pranueshme.

 

Preferohet konkurrimi në grup ku bashkohen profesionist të dy apo me shume profileve të ndryshme dhe punojnë për konkretizim të një aplikacioni apo analize. Perfekt do të ishte bashkimi ekonomist – zhvillues software; aktivist – staticjen; gazetar – dizenjues; e mjaft kombinime të tjera për të cilat jeni të lirë të zgjidhni vetë kolegët. Grupet në konkurrim do të jenë me 2-3 pjesëtarë.

 

Nëse nuk keni bashkëkolegun tuaj mund të krijoni grupin ditën e maratonës. Një ekip teknik mund të bëj suport të aktivistëve, ekonomistëve, gazetarëve apo qytetarëve që vinë aty si individ për të vizualizuar dhe promovuar idenë apo analizën e tyre.

 

Kujdes: Çmimet janë të cilësuara për grup apo individ. Në çdo rast nominimet do të bëhen nga juria duke u bazuar edhe në votimin e vetë konkurrentëve për njëri – tjetrin. Pjesëtarët e Jurisë do të jenë të pranishëm gjatë orëve të punës dhe prezantimit e kështu do të vlerësojnë me kujdes karakteristika të individit dhe grupit.

 

Hackathon Albania - Maratona e Inteligjencës dhe Kreativitetit

 

Hackathon Albania 2012 synon të realizohet si një Maratonë e Inteligjencës dhe Kreativitetit.

Qëllimi është krijimi dhe aktivizimi i një grupi me qytetar të talentuar të cilët sjellin dhe shkëmbejnë idetë dhe aplikimet e tyre.

Fushat për të cilat sjell dobi Hackathon Albania:

 

-          Inovacion;

-          Analize;

-         Teknologji te Reja;

-          Aktivizëm;

-          Dobishmëri Sociale.

Nëpërmjet këtij aktiviteti pritet të përcillen tek të rinjtë dhe aktivistët shqiptar një numër idesh dhe analizash mbi problematika të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare.

 

Ky aktivitet zhvillohet nga Instituti Shqiptare i Shkencave AIS në kuadër të Projektit Open Data Albania me donator  Open Society Foundations, Open Society Foundation Albania dhe ShqiperiaCom Shpk.

 

Kur do të zhvillohet?

 15 dhjetor 2012.

 Ora 9.00 – 16.30.

 

Konkurrentët do të paraqiten për të marrë instruksione të fundit dhe për të filluar punën në orën 9.30 .

Spektatoret e interesuar për të parë prezantimet janë te ftuar te marrin pjese ne prezantimin përfundimtar te Hackathon ne orën 15:00

 

Ku do të mbahet kjo maratone?

 

Mikpritës këtë vit është zyra e Fondacionit Vodafone Albania në një ambient novator e frymëzues për të punuar me aplikime dhe analiza për inovacion, teknologji të reja, transparencë, impakt dhe ndryshim social.

 

Adresa: Vodafone Albania Sh.A., autostrada Tiranë-Durrës, Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61, Kashar, Tiranë, Albania


 

AUTOBUZ NË DISPOZICION TË KONKURENTËVE

 

 

 

Te nderuar konkurrent ne Hackathon Albania; datë 15 dhjetor (e shtunë). Për të lehtësuar transportin tuaj drejt ambientit të Vodafone Albania ku edhe do të zhvillohet eventi, në orën 8 e 50 të mëngjesit në qendër të Tiranës, prapa Muzeut Kombëtar do të jetë një autobus në dispozicion. Autobusi është me ngjyrë të bardhë i kompanisë Meridiana.

 

Po njësoj është menduar edhe për kthimin tuaj në përfundim të eventit.



 

Have questions about Hackathon 2012 - Open Data Albania? Contact Albanian Institute of Science - AIS

Interested in hosting your own event?

Join millions of people on Eventbrite.

Please log in or sign up

In order to purchase these tickets in installments, you'll need an Eventbrite account. Log in or sign up for a free account to continue.